Turqia do të vazhdojë të tërheqë investitorë të huaj"
Sharr Travel

Turqia do të vazhdojë të tërheqë investitorë të huaj"

Kreu i Dhomës Polako-Turke të Tregtisë, Molak Nowakowski, tha se Turqia pritet të tërheqë më shumë investime të huaja pasi gjigantët globalë si IKEA, Boehringer Ingelheim, LPP dhe DW Reusables depërtuan në vend.

Nowakowski vlerëson se mjedisi i investimeve dhe stimujt e Turqisë janë të përshtatshme për investime të huaja direkte nga Evropa dhe vende të tjera.

Turqia dominon në fushën e infrastrukturës logjistike, theksoi ai, dhe si rezultat i kësaj kompanitë polake po shikojnë nga Turqia në vend të Kinës.

Ai shtoi se Turqia ofron cilësi më të mirë të produktit dhe një avantazh kur janë në pyetje kostot.

Koray Akgüloğlu, homologu turk i Nowakowski-t, tha se investitorët polakë janë të vetëdijshëm për zhvillimet në sektorët turq si pajisjet mjekësore dhe kozmetika, duke shtuar se ata planifikojnë të bëjnë investime në vend me hapjen e dyqaneve dhe fabrikave të prodhimit.

Tuğrul Şeremet, kryetari i Dhomës së Tregtisë Turqi-Belgjikë-Luksemburg, tha se investimi i DW Reusables në një kompani turke të plastikave ishte një veprim i rëndësishëm.

Ai vuri në dukje se ndërprerja kritike në zinxhirët e furnizimit gjatë pandemisë COVID-19 ishte një moment historik për marrëdhëniet Turqi-Evropë.

"Investime të ngjashme do të vazhdojnë gjithnjë e më shumë dhe do të ketë zhvillime pozitive në vëllimin e tregtisë së jashtme", shtoi ai.

Kadir Kurtuluş, kreu i Shtëpisë së Tregtisë Ruso-Turke, tha se Turqia ofron disa mundësi për investitorët me avantazhe ekonomike dhe vendndodhje gjeopolitike.


MË SHUME NGA Ekonomi