MCC: Kosova dhe Shqipëria po bashkojnë tregun e energjisë elektrike
Drejtori i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, Petrit Selimi, përmes Twitter ka bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë bashkuar tregjet e energjisë elektrike.
Selimi, për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e energjisë ia atribuoi aleatëve ndërkombëtare pasi sipas tij ata luajtën një rol kyç në këtë aspekt.
”Kosova dhe Shqipëria po bashkojnë tregjet e energjisë elektrike. SHBA, Norvegjia dhe Gjermania kanë luajtur një rol thelbësor, duke përfshirë mbështetjen financiare si për investimet masive në rrjet ashtu edhe për bashkimin e tregut”, ka shkruar Selimi.
Një muaj më parë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte bërë të ditur se Kosova nuk do të vazhdojë pëprara me projektin për ndërtimin e infrastrukturës për gazsjellësin në Kosovë, e financuar nga MCC, shkruan Albanian Post.
Rizvanolli këtë vendim e kishte arsyetuar se “Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik.
Pasi sipas saj, MCC ka afate kohore strikte për zhvillim dhe nënshkrim e programit të kontaktit.
Kosovo & Albania are coupling our electricity markets. USA, Norway and Germany have played essential role, including financially supporting both the massive investment in the grid as well as the market coupling. https://t.co/vmjZSpojIb
— Petrit Selimi (@Petrit) October 25, 2021























