Shqyrtohet Raporti Vjetor Financiar i BQK-së
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-061 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”;
3. Vazhdim - Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020;
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;
5. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021;
6. Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
7. Të ndryshme.
Vendi: C203 Koha: 10:00























