Kurti: Vitin tjetër buxheti për fermerët do të rritet me 11 mln euro shtesë
BKT
Ekonomi

Kurti: Vitin tjetër buxheti për fermerët do të rritet me 11 mln euro shtesë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e bujqësisë.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se vitin 2022 do ta fillojnë me zero obligime financiare ndaj fermerëve, njofton Klankosova.tv.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se e kanë gjetur Ministrinë e Bujqësisë 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve.

“Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë obligime ndaj fermerëve, me zero obligime financiare ndaj fermerëve do ta nisim vitin 2022”.


MË SHUME NGA Ekonomi