Në buxhetin e vitit 2022, 12 miliardë lekë për rrugët
Buxheti i vitit 2022 parashikon 12 miliardë lekë për ndërtim dhe sistemim rrugësh.
Projekti më i kushtueshëm në buxhet është tuneli i Llogarasë, i cili lidh Orikumin me Himarën. Ai kushton 4.6 miliardë lekë.
Në total tuneli i Llogarasë do të kushtojë afro 19.4 miliardë lekë që do të paguhen nga buxheti i shtetit në katër vite njëri pas tjetrit, njofton euronews.albania.
Në buxhet janë parashikuar dhe 1.7 miliardë lekë që do të shkojnë për pjesën e pandërtuar të Unazës së Madhe të Tiranës.
Projekte të tjera që do të financohen nga buxheti i rrugëve janë:
Bypass i Shkodrës
Bypass i Tepelenës
Rruga-Kardhiq-Delvinë
Vazhdimi i rrugës Korçë-Ersekë
Në buxhetin e shtetit do të financohen edhe koncesionet:
Rruga e Arbrit
Rruga Milot-Morinë
Rruga Orikum-Dukat
Rruga Milot-Balldre
Pjesa më e madhe e tyre pritet të përfundojnë në vitin 2024.























