Blerjet neto do të vazhdojnë me një ritëm mujor prej 20 miliardë euro
BKT
Ekonomi

Blerjet neto do të vazhdojnë me një ritëm mujor prej 20 miliardë euro

Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara normat bazë të interesit, pavarësisht se inflacioni në Evropë u rrit me ritmin e tij më të shpejtë që nga viti 2008.

"Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë margjinale dhe depozitat do të mbeten të pandryshuara respektivisht në 0,00 për qind, 0,25 për qind dhe -0,50 për qind", njoftoi Banka Qendrore Evropiane në një deklaratë.

Nga banka njoftojnë se presin që normat bazë e interesit "të qëndrojnë në nivelet e tyre aktuale ose më të ulëta derisa inflacioni të arrijë në 2 për qind", ndërsa vlerësojnë se inflacioni do të stabilizohet në atë nivel në afat të mesëm.

Banka tha gjithashtu se blerjet e saj neto do të vazhdojnë me një ritëm mujor prej 20 miliardë euro.


MË SHUME NGA Ekonomi