Mbahet mbledhja a Komisionit për Ekonomi
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.10.2021;
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-055 për dizajnin industrial;
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-059 për patentat;
6. Shqyrtimi i amendamenteve të grupit të punës për Projektligjin nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike;
7. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale;
8. Diskutim lidhur me nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L - 042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.06/L-088”;
9. Të ndryshme.























