07:55 / 02.11.2021
Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban Konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë“.
Konferenca “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë“ do të moderohet nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit dhe Hulumtues i Lartë në INDEP dhe z. Liron Gjocaj, Asistent Hulumtues në INDEP.
Konferenca organizohet në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), program i cili fokusohet në projektet ekonomike dhe energjetike në Republikën e Kosovës dhe në rajon.























