Inflacioni në Eurozonë arrin në 4.1 përqind për muajin tetor
BKT
Ekonomi

Inflacioni në Eurozonë arrin në 4.1 përqind për muajin tetor

Inflacioni në Eurozonë arriti në tetor një nivel të lartë rekord në 13 vjet, ndërkohë që blloku po lufton rritjen e kostove të energjisë.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave (Eurostat), inflacioni arriti në 4.1 përqind për këtë muaj, më i lartë që nga korriku 2008, ndërsa shifra e shtatorit kishte arritur në 3.4 përqind.

Rritja e inflacionit është nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, duke thelluar shqetësimin e politikëbërësve. Komponenti i energjisë në të dhënat e inflacionit u rrit me 23 përqind në bazë vjetore, quke qenë deri tani kontribuesi më i madh.

Të dhënat e tremujorit të tretë, treguan gjithashtu se Prodhimi i Brendshëm Bruto e Eurozonës u rrit me 2.2 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme, ritmi më i shpejtë në një vit.

Inflacioni është një tregues kyç i studiuar nga Banka Qendrore Evropiane. Ajo njoftoi në shtator se do të blinte më pak obligacione nga rritja e çmimeve të konsumit.

BQE parashikon një inflacion prej 2.2 përqind në vitin 2021, 1.7 përqind në vitin 2022 dhe 1.5 përqind në vitin 2023, pra nën objektivin e saj prej 2 përqind. 


MË SHUME NGA Ekonomi