Anijet dhe jahtet, sektori turk që rriti më shumë eksportet në tetor 2021
BKT
Ekonomi

Anijet dhe jahtet, sektori turk që rriti më shumë eksportet në tetor 2021

Në tetor 2021, eksportet e Turqisë u rritën me 19,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe arritën në 19 miliardë e 77 milionë dollarë.

Eksportet e sektorit të anijeve dhe jahteve, vlera e të cilave ishte 41 milionë e 730 mijë dollarë në tetor 2020, u rritën me 399% në të njëjtën periudhë të këtij viti duke kapur vlerën e 208 milionë e 205 mijë dollarë. Edhe pse anijet dhe jahtet rezultuan sektori që rriti më shumë shitjet e tij jashtë vendit muajin e kaluar, pesha e tij në totalin e eksporteve të Turqisë ishte 1,1%.

Industria e anijeve dhe jahteve bëri shitje në 74 vende të ndryshme të botës gjatë tetorit dhe Rusia u regjistrua si destinacioni kryesor me 101 milionë e 559 mijë dollarë eksporte.

Rusia u pasua nga Norvegjia me 74 milionë e 770 mijë dollarë, Malta me 17 milionë dollarë, Ishujt Marshall me 4 milionë e 767 mijë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milion e 618 mijë dollarë.


MË SHUME NGA Ekonomi