Historia si tragjikë arti
Sharr Travel

Historia si tragjikë arti

Ditë më parë, u dha njoftimi se artisti Omer Kaleshi, (nga Ministria e Kulturës e Francës), nderohet me titullin "Kalores i Arteve dhe Letrave". Njoftimi shoqërohej me shkrimin brilant "Identitetet vrastare", të artistit Luan Rama.

Omar Kaleshi, personazheve të tij, portreteve-koka (herë të prera, herë të varura), ai ua ka marrë heshtjen e ua ka dhënë gjuhën, shprehjen, magjinë e të folurit. U ka dhënë ndjesinë, dhembjen e trishtimin, frikën e trishtimin. Atyre, ai u ka dhënë qëndresën e durimin, heroizmin, flijimin dhe ëndërrimin për të mirën dhe të shenjtën.

Janë disa mënyra që një figurë e e veçantë arti, një personazh i tillë mitik e mistik, të jetë shfaqur në jetën tonë kulturore, artistike e historike. Ai mund të ketë zbritur nga përplasjet dhe tronditjet e mjegullave të dendura e gjithë trazim të qiellit (gjithmonë) të turbullt e gjithë errësirë ballkanik. Mbase do të ketë lindur nga një baladë a legjendë e lashtë, nga ato të shumtat e këtij truallit tonë krejt baladesk, të cilat janë si mbretëritë. Sapo të shfaqet njëra, sikur zhduket ajo tjetra, e mëparshmja.

Apo, ai mund edhe të ketë ardhur nga një ëndërr e një nate dimri të acartë ballkanas, me qetësi deri në monotoni dhe me trazim tronditës të papritur, në të njèjtën kohë. Dhe ky portret-personazh, (artistik, historik e mitik), që na shfaqet herë si të vinte nga baladat apo legjendat e shuumta ballkanike, herë si ta kishin sjellur mjegullat e dendura e gjithë trazim. Apo herën tjetër sikur të kishte ardhur nga një ëndërr dimri, të gjatë e të acartë dhe pushtues e monoton, na vjen herë si personazh real, i dukshëm e i prekshëm, të cilin mund ta kemi pasur fqinj, ungj apo ndonjë dajë nga ata të largtit që e kemi parë shumë rrallë, ashtu siç shohim një ëndërr. Ai na shfaqet herë si klerik, si prift, si murg a dërvish… Ndonjëherë na duket si profet i largët, që na vjen më shumë si hije a jehonë e qetë, se sa si pamje e imazh real e i dukshëm. Ai shfaqet i heshtur, si një mumije, i mbështjellur me një qetësi amshimi krejt misterioze. Ai flet rrallë dhe me pëshpërimë, sa mezi dëgjohet. Po, të shumtën nuk flet fare. Edhe kur është i pranishëm, të shumtën mungon ngase përherë ësshtë diku larg atje ku nuk mund të shihet as të dëgjohet. Sikur nuk do që t`ua prishë ritmin, qetësinë, rregullin dhe amshimin pamjes së tij dhe atyre kokave të personazheve, që i ka krijuar e u ka dhënë edhe shprehje e gjuhë. Ato flasin shumë. I thonë të gjitha. Ai është artist hyjënor, që njëherësh ndodhet në në tri kohë të pafundme. Andodhet në lashtësi, në të sotmen dhe në përjetësi. Portretet e tij, ato kokat misterioze, ia kanë marrë të folurit. Apo, aii vetë ua ka dhënë atë. Personazheve të tij, portreteve-koka (herë të prera, herë të varura), ai ua ka marrë heshtjen, atë botën e mistershme e ua ka dhënë gjuhën, shprehjen, magjinë e të folurit. Kur i shikojmë, ato kanë një tragjizëm trishtues tronditës, të fshehur në brendinë e tyre. Ka shumë kohë që kisha parë foto makabre, nga ekzekutime të kohës së Perandorisë Otomane. Ishin shqiptarë të varur në një shesh (masakra e Manastirit në vitin 1830). Para se t`i ekzekutonin, i kishin veshur në të bardha. Këtë tragjedi, të një përmase historike e pashë në kokat-portrete të Omer Kaleshit, vite më vonë. Me këto personazhe ai ka dhënë gjithë trgjikën historike të së ligës, të zezonës, të robërisë dhe të tragjikës së njeriut. Robërinë dhe tragjikën, që njeriu i ynë i i pati përherë pjesë të pandarë të të gjithë rrugëtimit të tij historik.

Foto e huazuar:

Mund të jetë një imazh i bizhuteri

Mund të jetë një imazh i 9 persona