Ministri Murati: `Trepçës` do t’i kthehet aktiviteti primar
BKT
Ekonomi

Ministri Murati: `Trepçës` do t’i kthehet aktiviteti primar

Sot është bërë rifunksionalizimi i terminalit doganor në kompleksin e “Trepçës” në Mitrovicë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se sot është një ditë ku me një veprim, do të ketë shumë përfitues. Ai potencoi se ky është vetëm hapi i parë, dhe deri në gjysmën e vitit të ardhshëm do të shtrihen terminale të tilla shtetërore në tërë territorin e Kosovës.

Murati: “Trepçës” do t’i kthehet aktiviteti primar

“Pra siç e theksoi kryeministri, është një ditë ku me një veprim të tillë ka shumë përfitues. Për ‘Trepçën’ kjo nënkupton fitim, megjithatë kjo është një e hyrë komplementare për ‘Trepçën’, sepse siç e kemi diskutuar edhe më herët, ‘Trepçës’ do t’i kthehet aktiviteti primar, pra do të investohet në aktivitetin primar. Ne tashmë kemi ndarë buxhet, në mënyrë që ‘Trepça’ të funksionojë sipas aktivitetit që ka, si minierë dhe si shkritore, në mënyrë që të rikthehet si motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Siç e theksoi edhe kryeministri, ky është vetëm hapi i parë, dhe deri në gjysmën e vitit të ardhshëm do të shtrihen terminale të tilla shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Murati.

 


MË SHUME NGA Ekonomi