Ngrohtorja e Gjakovës e para në Kosovë bazuar me biomasë
BKT
Ekonomi

Ngrohtorja e Gjakovës e para në Kosovë bazuar me biomasë

Nesër (e enjte) Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Christoph Weidinger, i shoqëruar nga drejtoresha e Zyrës Tregtare të Austrisë në Prishtinë( Oda Ekonomike Federale e Austrisë) Vjosa Huruglica, do të vizitojnë Ngrohtoren e qytetit të Gjakos ( Ngrohtorja e Qytetit Gjakova Sh.A).

Ata nga afër do të shohin projektin e ngrohtores me biomasë të realizuar nga kompania austriake URBAS Energitechnik e të financur nga BE.

Qëllimi i kësaj vizite, e cila bëhet në prag të Konferencës së OKB-së për klimën, është  rritja e vetëdijësimi për mbrojtjen e ambientit dhe promovimi teknologjive të gjelbërta „ Green- Tech“.
 
Ndryshe kompania austriake URBAS Maschinenfabrik Ges.mbH është angazhuar nga Bashkimi Evropian për të ndërtuar një impiant të kogjenerimit të biomasës për furnizimin me ngrohje qendrore të qytetit të Gjakovës ,si pjesë e një tenderi ndërkombëtar Kostoja totale e projektit ishte mbi 15 milionë euro, duke përfshirë studimet përkatëse, monitorimin dhe punën e ndërtimit (fillimi i ndërtimit Mars 2019 - përfundimi i ndërtimit: fundi i 2020).

Projekti mundësoi ndërtimin e një termocentrali të ri për Gjakovën, i cili do të gjenerojë si ngrohje ashtu edhe energji elektrike nga biomasa, dhe projekti do të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.

Si rezultat i këtij projekti, kostot vjetore të operimit për Ngrohtorja pritet të ulen me 35 deri në 50%, ndërsa në të njëjtën kohë ndotja e përgjithshme në këtë zonë do të ulet me mbi 90%.

Impianti i ri i kogjenerimit të biomasës do t'i ofrojë Ngrohtorës kapacitete më të larta ngrohjeje, tarifa të përballueshme  dhe imazh pozitiv të përdorimit të energjisë së gjelbër vendore.

Ky projekt i parë i këtij lloji në Kosovë. Biomasa konsiderohet si mbrojtese e ambientit. Reth  40% e qytetarëve të Gjakovës do të jenë pjesë e kësaj ngrohtore.
 


MË SHUME NGA Ekonomi