08:16 / 03.11.2021
Hykolli: Ende po shkelen të drejtat e punëtorëve në Kosovë
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli tha se po punojnë që të drejtat e punëtorëve të respektohen.
"Në Kosovë ka diskriminim të punëtorëve. Një rast është edhe mohimi i pensioneve të para luftës për punëtorët shqiptarë" tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka paralajmruar se do të ketë edhe masa për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.
"Në sektorin privat po shkelen të drejtat e punëtorëve, shumë punëtorë punojnë pa kontrata të punës", tha ai.























