Kryeministri hapi zyrtarisht “Ditët e Biznisit Kosovar”
BKT
Ekonomi

Kryeministri hapi zyrtarisht “Ditët e Biznisit Kosovar”

Në hapjen zyrtare të “Ditëve të Biznesit Kosovar”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, veçoi masën 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për subvencionim prej 20% të kredisë investive, ku prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht. Pra, më 1/5 e kryegjësë merr më shumë se sa pagesa për kamatën e gjithmbarshme brenda 5 viteve me 6% interes.

Ai shprehu përkushtimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës për të ndihmuar një sektor privat të qëndrueshëm dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të këtij mjedisi, në mënyrë që ekonomia e vendit të gëzojë përkrahje efikase dhe të drejtuar kah zhvillimi, kah rritja.


Ndërsa, me masën 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje ku secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130,000 euro tjera dhe atë shtesë mbi subvencionimin e investimit, për të ngritur kapacitetet e stafit, rritur cilësinë e produktit, dhe gjetjen e tregjeve të reja.


Duke përmendur disa nga arritjet që kanë lidhje me zhvillim të sektorit privat, kryeministri veçoi: demonopolizimin e terminaleve doganore, të cilat nga mesi i vitit të ardhshëm do të shtrihen në tërë territorin e Kosovës; miratimin e ligjit për tregtinë me derivatet e naftës dhe lëndët djegëse të rinovueshme, ligj që ishte në proces ndryshimi prej 12 vitesh; si dhe miratimin e ligjit për Gjykatën Komerciale. Ai bëri të ditur se Qeveria është duke e përditësuar një listë me mbi 100 ide-projekte, kryesisht nga sektorët e infrastrukturës, mjedisit dhe energjisë, në vlerë të përgjithshme prej rreth 3 miliardë euro.  
 

Kryeministri theksoi se krahas me zhvillimin e politikave dhe implementimin e mekanizmave të ndryshëm përkrahës për sektorin privat, të gjithë, pra qeveria, sektori privat, por edhe qytetarët e mërgata jonë e vlefshme duhet ta promovojmë Kosovën si vend të gatshëm dhe të frytshëm për biznes.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka organizuar “Ditët e Biznesit Kosovar”, që nëpërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK) do të organizojë shtatë javët e biznesit në qendrat kryesore të Republikës së Kosovës


MË SHUME NGA Ekonomi