OBSH: RD e Kongos regjistron 8 raste të Ebolës, duke përfshirë 6 vdekje
BKT
Shëndetësi

OBSH: RD e Kongos regjistron 8 raste të Ebolës, duke përfshirë 6 vdekje

Tetë rastet që nga 1 nëntori përfshijnë gjashtë vdekje, tha zyra rajonale e OBSH-së për Afrikën.

Tetë raste të sëmundjes së virusit Ebola janë konfirmuar deri më tani nga zyrtarë shëndetësorë në provincën Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos, theksoi të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency.

Tetë rastet që nga 1 nëntori përfshijnë gjashtë vdekje, tha zyra rajonale e OBSH-së për Afrikën në llogarinë e saj në Twitter.

Konfirmohet se 573 persona të ekspozuar ndaj virusit janë identifikuar.

Ministria e Shëndetësisë në RD të Kongos njoftoi më 8 tetor se një rast i ri i konfirmuar i Ebolës ishte zbuluar në RD të Kongos, i cili ishte një djalë 3-vjeçar që ndërroi jetë.

Autoritetet lokale të mbështetura nga OBSH nisën një fushatë vaksinimi në rajon muajin e kaluar, por zyrtarët pranuan se numri i kontakteve dhe infeksioneve mund të rritet.

Në fillim të këtij viti, një shpërthim tremujor brenda dhe rreth qytetit Butembo përfundoi në maj pas 11 rasteve dhe gjashtë vdekjeve.


MË SHUME NGA Shëndetësi