Guvernatori Mehmeti: Kosova po ruan stabilitetin financiar
BKT
Ekonomi

Guvernatori Mehmeti: Kosova po ruan stabilitetin financiar

RTKlive

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), tani një kohë është pa Bord Ekzekutiv. Së fundi emrat e kandidatëve janë votuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere dhe tashmë emrat e tyre, janë në Kryesi të Kuvendit të Kosovës e më pastaj procedohen për votim në një seancë plenare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se tani në Kuvendin e Kosovës janë 12 kandidatë të mundshëm për të qenë anëtar në Bordin Jo-ekzekutiv të BQK-së.

“Ne si bankë qendrore, kemi vepruar sipas kërkesës ligjore, emrat janë dërguar në Kuvend me kohë për bordin e BQK-së. Kemi zhvilluar të gjitha procedurat që janë paraparë dhe emrat tani janë në Kuvendin  e Kosovës”, tha guvernatori Mehmeti. Ai tha se këto emra që janë dërguar për votim në kuvend i plotësojnë kushtet ligjore.

Mehmeti: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë e Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), bëri me dije se bashkëpunim me institucionet qendrore të Kosovës po vazhdon normalisht. “Kem raporte shumë të mira, me qeverinë, kuvendin e ministritë. Raporti me të gjitha qeveritë është shumë i mirë, BQK-ja luan rol të rëndësishëm dhe në bazë të ligjit është këshilltar ligjor”, theksoi ai.

Mehmeti vlerësoi se Kosova po ruan stabilitetin financiar. “Përkundër pandemisë, ne si BQK kemi arritur të ruajmë stabilitetin financiar. Pandemia sistemin financiar e ka gjetur shumë mirë,  sistemi financiar ka luajtur rol. Sistemi financiar ka rritje të depozitave, kreditimit. Pra sistemi bankar është kyç për zhvillim ekonomik, kredit jo-performuese është 2.5 për qind”, tha ai për emisionin Betimi për Drejtësi i cili shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjatë pandemisë Covid 19, BQK-ja ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), gjatë pandemisë Covid 19, ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin.

“Ne jemi vlerësuar pozitivisht, jemi vlerësuar për masat e ndërmarra, nga Departamenti Shtetit, nga KE, FMN e BB.”, theksoi ai. Mehmeti foli edhe për dy rastet për kompanitë që u është revokuar licenca. “Ne nuk dëshirojmë të revokojmë licenca, por kemi qenë të detyruar të marrim masa. Qëllimi jon është t’i ruajmë polic mbajtësit”, tha ai.

Për normat e interesit të kredive, Guvernatori Mehmeti tha se tani është mesatarja 6%.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë të Guvernatorit Fehmi Mehmeti: 


MË SHUME NGA Ekonomi