Boeing arrin në marrëveshje për zgjidhjen e një padie
BKT
Ekonomi

Boeing arrin në marrëveshje për zgjidhjen e një padie

Bëhet se drejtuesit aktualë dhe ata të ish-ekzekutivit dhe aksionarët e prodhuesit amerikan të avionëve “Boeing” kanë arritur një marrëveshje prej 237.5 milionë dollarësh për të zgjidhur një padi mbi menaxhimin e sigurisë së avionit "737 max".

Në një marrëveshje të arritur në Gjykatën Supreme të Delaware në Shtetet e Bashkuara, kompania “Boeing” ra dakord të zgjidhte një kryetar brenda një viti me përvojë në hapësirën ajrore, inxhinieri dhe sigurinë e produktit.

Marrëveshja detyronte Bordin e Drejtorëve të “Boeing” të kishte të paktën 3 drejtues me përvojë në baza të përhershme në fushën e sigurisë.

U ra dakord gjithashtu për të ndryshuar statutin e kompanisë për të ndarë pozitat e drejtuesve të lartë (CEO) dhe të kryetarit.

“Boeing”-ut i është kërkuar gjithashtu të raportojë çdo vit për përmirësimet që ka bërë në praktikat e tij të sigurisë.

Pronarët e çështjeve të përbashkëta gjyqësore, Auditori i Shtetit të Nju-Jorkut, Thomas P. Di Napoli dhe Shoqata e Pensionistëve të Policisë dhe Zjarrfikësve të Kolorados, do të marrin 237,5 milionë dollarë që është kompensimi më i madh për dëmet në gjykatat e Delaware nëse marrëveshja miratohet.

Modeli më i shitur i Boeing, "737 max", i cili pësoi dy aksidente tragjike që vranë 346 njerëz në pesë muaj, u rikthye në shërbim pas përmirësimeve të softuerit pasi fluturimet e këtyre avionëve u ndaluan për 20 muaj.

Të dy përplasjet u shkaktuan nga një mospërputhje e të dhënave midis sensorëve në avion që rregullonin këndin e ngritjes.

Në shtator, Gjykata e Lartë e Delaware vendosi që aksionarët mund të padisnin drejtuesit e kompanisë.


MË SHUME NGA Ekonomi