12:22 / 09.11.2021
Banka Botërore vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
RTKlive
Po vazhdojnë punimet në rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të financuar nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Bujqësisë.
"Ky sistem i ujitjes, që furnizon me ujë për ujitje mijëra bujq në Rrafshin e Dukagjinit, është ndërtuar në vitet e 1980-ta dhe me kohën ka pësuar dëmtime. Vlera e këtij komponenti të projektit është rreth 3.68 milionë euro", ka njoftuar BB.























