Interesi për kreditë hipotekare në lekë, 3.2%
BKT
Ekonomi

Interesi për kreditë hipotekare në lekë, 3.2%

ndërkohë që normat e interesit për kreditë konsumatore janë shfaqur të qëndrueshme për të dyja monedhat.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë për individët regjistroi një ulje të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit, duke shënuar 3.2% nga 3.5% që ishte një tremujor më parë.

Sipas BSH-së, duke filluar prej muajit prill kjo normë luhatet poshtë 4.0% dhe në muajin gusht ajo zbriti në 2.8%. Vlen të theksohet që ulja e interesave të kësaj kategorie këtë tremujor ka qenë e pranishme si tek kreditë me normë të fiksuar deri në 1 vit, ashtu edhe tek ato me interesa të fiksuara deri 5- ose 10-vjet.

Ekspertët vlerësojnë se, kjo ecuri tregon për perceptim të rrezikut të ulët të kredisë. Po ashtu, nivelet e ulëta dhe të qëndrueshme të interesave për kredinë konsumatore tregojnë për një ambient financiar të qetë edhe mbështetës për kërkesën e individëve.

“Interesi i kësaj kategorie rezultoi 8.3% në këtë tremujor, duke qëndruar pranë nivelit të një tremujori më parë dhe mesatares së vitit 2020”, bën të ditur BSH-ja. /atsh

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi