SHBA, deficiti buxhetor në tetor 165 miliardë dollarë
BKT
Ekonomi

SHBA, deficiti buxhetor në tetor 165 miliardë dollarë

Të ardhurat totale ishin 284 miliardë dollarë, kundrejt shpenzimeve prej 449 miliardë dollarësh.

Deficiti i buxhetit federal të SHBA-së ishte 165 miliardë dollarë në tetor, njoftoi Departamenti i Thesarit.

Raporti tregon për një rënie prej 42 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar kur deficiti buxhetor ishte 284 miliardë dollarë.

Për tetorin, të hyrat totale ishin 284 miliardë dollarë, kundrejt shpenzimeve totale prej 449 miliardë dollarësh, treguan shifrat e agjencisë.

Sa i përket arkëtimeve, taksat mbi të ardhurat individuale ishin 144 miliardë dollarë, ndërsa sigurimet shoqërore dhe pensionet arritën në 100 miliardë dollarë.

Sa i përket shpenzimeve, sigurimet sociale ishin 96 miliardë dollarë, siguria e të ardhurave dhe shëndeti ishin 70 miliardë dollarë secila ndërsa mbrojtja kombëtare arriti në 69 miliardë dollarë.

Për vitin fiskal 2021, i cili zgjat nga 1 tetori 2020, deri më 30 shtator 2021, deficiti buxhetor u rrit në 2.77 trilionë dollarë, shifra e dytë më e lartë rekorde pas 3.13 trilionë dollarëve gjatë vitit fiskal 2020.


MË SHUME NGA Ekonomi