KE parashikon një rritje të lartë të PBB-së prej 7.1% për Greqinë
BKT
Ekonomi

KE parashikon një rritje të lartë të PBB-së prej 7.1% për Greqinë

Komisioni Evropian ka parashikuar norma të forta rritjeje prej 7.1 për qind në 2021 dhe 5.2 për qind në 2022 për Greqinë në raportin e tij ekonomik të vjeshtës.

Sipas raportit të KE-së, rimëkëmbja e ekonomisë greke po fiton rritje, e nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe sezoni turistik i cili performoi më mirë sesa pritej. Ndikimi i pandemisë pritet të zbutet gradualisht, ndërkohë që politika lehtësuese fiskale dhe monetare, së bashku me nxitjen e fortë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës do të mbështesin vrullin në vijim. Masat për mbështetjen emergjente po përshtaten me nevojat në zhvillim të ekonomisë dhe pritet të hiqen kryesisht nga fundi i 2021, duke mbështetur reduktimin e deficitit të përgjithshëm të qeverisë.

Raporti thekson se, rimëkëmbja e ekonomisë greke mori një vrull në vitin 2021, pasi ekonomia u rimëkëmb fuqishëm në tremujorin e dytë të 2021, me 3.4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. PBB-ja reale arriti nivelin e saj para pandemisë në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rimëkëmbja u nxit nga kërkesa e brendshme, në veçanti nga investimet, dhe nga akumulimi i inventarëve, ndërkohë që stimuli fiskal i vazhdueshëm luajti një rol vendimtar në mbështetjen e ekonomisë./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi