BE-ja rrit parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë në 9 për qind
BKT
Ekonomi

BE-ja rrit parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë në 9 për qind

Komisioni Evropian nga 5.2 ka rritur në 9 për qind parashikimin për rritjen vjetore të ekonomisë së Turqisë.

KE-ja publikoi raportin e saj "Parashikimet Ekonomike Evropiane Vjeshtë 2021".

Në raportin me titull "Nga rimëkëmbja në zgjerim" paraqitet parashikimi se ekonomia e BE-së në vitin 2021 do të rritet 5 për qind, në vitin 2022 në 4.3 për qind dhe në vitin 2023 në 2.5 për qind.

Ndërsa ekonomia e Eurozonës parashikohet që në vitin 2021 të rritet 5 për qind, në vitin 2022 në 4.3 për qind dhe në vitin 2023 në 2.4 për qind.

KE-ja në raportin e saj të mëparshëm "të verës" kishte parashikuar që ekonomia e BE-së dhe Eurozonës do të rritej 4.8 për qind në vitin 2021 dhe 4.5 për qind në vitin 2022.

Në raportin e vjeshtës është parashikuar rritje në 2.7 për qind për Gjermaninë, 6.5 për qind për Francën, 6.2 për qind për Italinë, 4.6 për qind për Spanjën, 4 për qind për Holandën, 6 për qind për Belgjikën, 7.1 për qind për Greqinë dhe 14.6 për qind për Irlandën.

Në raport norma e papunësisë këtë vit në BE është parashikuar se do të jetë 7.1 për qind në BE dhe 7.9 për qind në Eurozonë. Ndërkohë kjo normë në Greqi do të jetë 15.3 për qind, në Spanjë 15.2 për qind, në Itali 9.8 për qind, në Francë 8 për qind dhe në Gjermani 3.6 për qind.

Norma e inflacionit në raport për këtë vit është parashikuar se do të jetë 2.6 për qind në BE dhe 2.4 për qind në Eurozonë. Ndërkohë norma e deficitit buxhetor ndaj prodhimit të brendshëm bruto është parashikuar që në Maltë të jetë 11.1 për qind, në Greqi 9.9 për qind, në Itali 9.4 për qind, në Francë dhe në Spanjë 8.1 për qind dhe në Gjermani 6.5 për qind.

 

- Pritshmëria për rritjen lidhur me Turqinë është rishikuar lartë

Në raport rikujtohet se ekonomia e Turqisë në vitin 2020 ka shënuar rritje me 1.8 për qind pavarësisht COVID-19 dhe parashikohet se Turqia në vitin 2021 do të shënojë rritje me 9 për qind ndërsa në 2022 dhe 2023 në masën 4 për qind.

Në raportin e mëparshëm ku janë të përfshirë parashikimet lidhur me Turqinë ishte parashikuar se ekonomia e Turqisë do të rritej me 5.2 për qind.


MË SHUME NGA Ekonomi