Inflacioni vjetor në Gjermani mbetet i lartë
BKT
Ekonomi

Inflacioni vjetor në Gjermani mbetet i lartë

Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili ishte 4.1 për qind në shtator, u rrit në 4.5 për qind në tetor për shkak të çmimeve të energjisë, problemeve të furnizimit dhe pandemisë.

Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka publikuar të dhënat përfundimtare për rritjen e çmimeve për muajin tetor.

Sipas kësaj, inflacioni vjetor i cili ishte 4.1 për qind në shtator, u rrit në 4.5 për qind në tetor, duke qëndruar në nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 1993 për tre muaj.

Inflacioni në vend u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore. Të dhënat përfundimtare konfirmuan të dhënat paraprake të publikuara më parë.

Vlen të përmendet se çmimet e energjisë u rritën me 18.6 për qind me bazë vjetore ndërsa rritja vjetore është 4.4 për qind në çmimet e ushqimeve dhe 2.4 për qind në shërbime.

Indeksi i Çmimit të Konsumatorit (CPI) në përputhje me BE-në në Gjermani u rrit me 0.5 për qind në bazë mujore dhe 4.6 për qind në bazë vjetore në tetor.

Ekspertët thonë se inflacioni vjetor në vend mbetet i lartë ndërsa përfundimi i uljes së TVSH-së, pengesat e ofertës dhe rritja e çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës janë efektive. Sipas tyre, në muajt në vijim mund të shihen norma më të larta të inflacionit.


MË SHUME NGA Ekonomi