10:33 / 12.11.2021
BERZH: Ekonomia në Malin e Zi do të rritet deri në 12.3%
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, Ekonomia në Malin e Zi do të rritet deri në 12.3%
Në fund, BERZH për vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon një rritje prej 6.4% për vitin 2021.
BERZH bëri parashikimet e rritjes së këtij viti, por paralajmëroi se rritja e kostove të energjisë dhe përparimi i ngadaltë i vaksinimit kundër COVID-19 zbeh perspektivat e ardhshme ekonomike.























