Guvernatori Mehmeti vlerëson bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës
BKT
Ekonomi

Guvernatori Mehmeti vlerëson bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka bashkëpunim shumë të mirë me intitucionet e Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se kanë bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë e Kosovës

Mehmeti bëri me dije se bashkëpunim me institucionet qendrore të Kosovës po vazhdon normalisht. 

“Kem raporte shumë të mira, me qeverinë, kuvendin e ministritë. Raporti me të gjitha qeveritë ka qenë dhe është shumë i mirë, BQK-ja luan rol të rëndësishëm dhe në bazë të ligjit është këshilltar ligjor”, theksoi ai.

Mehmeti vlerësoi se Kosova po ruan stabilitetin financiar. “Përkundër pandemisë, ne si BQK kemi arritur të ruajmë stabilitetin financiar. Pandemia sistemin financiar e ka gjetur shumë mirë,  sistemi financiar ka luajtur rol. Sistemi financiar ka rritje të depozitave, kreditimit. Pra sistemi bankar është kyç për zhvillim ekonomik, kredit jo-performuese është 2.5 për qind”, tha ai për emisionin Betimi për Drejtësi i cili shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjatë pandemisë Covid 19, BQK-ja ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), gjatë pandemisë Covid 19, ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin.

“Ne jemi vlerësuar pozitivisht, jemi vlerësuar për masat e ndërmarra, nga Departamenti Shtetit, nga KE, FMN e BB.”, theksoi ai. 


MË SHUME NGA Ekonomi