Bullgari, eksportet rriten me 22,4% në janar-shtator 2021
Në periudhën janar-shtator 2021, eksportet bullgare arritën vlerën 494 689 milionë leva, duke u rritur me 22,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Vetëm në muajin shtator eksportet arritën vlerën 59 756 milionë leva, duke shenuar një rritje me 22.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Në periudhën janar-shtator 2021, importet bullgare arritën vlerën 548 719 milionë leva (me çmime CIF) që ishin 26 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Vetëm në shtator 2021, importet arritën vlerën 65 900 milionë leva, duke u rritur me 22,9 për qind krahasuar me shtator 2020.
Në periudhën janar-gusht 2021, eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt vendeve të BE-së u rrit me 23,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 duke arritur vlerën 287 957 milionë leva.
Në gusht 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së u rritën me 26,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën vlerën 35 375 milionë leva.
Importet e mallrave në Bullgari nga vendet e BE-së në periudhën janar-gusht 2021 u rritën me 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe arritën vlerën 290 267 milionë leva (me çmime CIF).
Në gusht 2021, importet drejt Bullgarisë nga vendet anëtare të BE-së u rritën me 23 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën vlerën 34 750 milionë leva./atsh























