Zëvendëskryeministri Bislimi raporton për Marrëveshjen Financiare të IPA-s
Komisioni për Integrime Evropiane të hënën mban mbledhje.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” - i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
5. Të ndryshme.
Vendi: N303Koha: 08:00























