SHBA dhe Japonia negociojnë mbi heqjen e taksave doganore
BKT
Ekonomi

SHBA dhe Japonia negociojnë mbi heqjen e taksave doganore

SHBA-ja dhe Japonia po negociojnë për heqjen e taksave të larta doganore që zbatohen për çelikun dhe aluminin që SHBA-ja importon nga Japonia.

Sekretarja e Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo e cila ka vizituar Tokion ku është takuar me ministrin japonez të Tregtisë, Koichi Hagiuda me të cilin ka dskutuar mbi marrëdhëniet tregtare dypalëshe.

Raimondo dhe Hagiuda diskutuan heqjen e taksave të larta doganore për çelikun dhe aluminin e importuar nga Japonia dhe të cilat u vendosën në zbatim nga ish-presidenti i mëparshëm amerikan Donald Trump.

Po ashtu në takim u diskutua edhe për lehtësimin e problemit global të furnizimit me çipa gjysmëpërçues dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e logjistikës ndërkombëtare.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) thuhet se "SHBA-ja dhe Japonia do të punojnë për të zgjidhur shqetësimet dypalëshe në këtë fushë (çelikun dhe aluminin)".

Në kuadër të politikave të jashtme dhe tregtare "Amerika e para" që Trump ndoqi në atë periudhë, SHBA-ja që nga viti 2018 mori vendim që të zbatonte respektivisht 25 për qind dhe 10 për qind taksë doganore për çelikun dhe aluminin e importuar.

Agjencia e lajmeve Kyodo ka njoftuar se Japonia gjatë kësaj periudhe nuk ka "zbatuar reciprocitetin" dhe se ka preferuar rrugën e negociatave për normalizimin e situatës.

Raimondo e cila ka vizituar për herë të parë rajonin e Azisë pas ardhjes së saj në detyrë, pas Japonisë pritet që të vizitojë Singaporin dhe Malajzinë.

Ka tërhequr vëmendjen se vizita u realizua pas zgjidhjes që u sigurua muajin e kaluar për mosmarrëveshjen e taksave doganore për çelikun dhe aluminin i cili vazhdonte në mënyrë të ngjashme pre 3 vitesh mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Ekonomi