Pesë kompani për të gjithë investitorët e rinj në tregun e bursës
BKT
Ekonomi

Pesë kompani për të gjithë investitorët e rinj në tregun e bursës

Më poshtë do të gjeni disa këshilla financiare se si gjenerata e re mund të investojë sot në mënyrë që të kenë shansin të dalin në pension herët.

Për një të ri në të njëzetat, 20 vite mund të duken si një kohë shumë e gjatë, por investimi nuk duhet parë si një fitore e shpejtë që ndodh brenda natës. Të planifikosh për vitet e pensionit do të thotë të përgatitesh për lojën afatgjatë.

Sipas kompanisë amerikane të konsulentëve financiarë, The Motley Fool, nëse sot je në të njëzetat dhe po kërkon të dalësh në pension herët, një plan afatgjatë investimi prej 20 vitesh, është kohëzgjatja ideale për çdo fillestar në botën e investimeve dhe tregut të bursës.

Sipas Motely Fool, duke investuar një kapital minimal çdo vit, si për shembull $1,000 dollarë çdo vit për një periudhë 20 vjeçare, në kompani të mirënjohura, ju mund të ndërtoni një pasuri të qëndrueshme. Për shembull, nëse do të kishit ndërmarrë këtë strategji investimi para 20 vjetësh me kompani si Costco apo Autozone, ju sot do të kishit akumuluar një pasuri prej $135,000 deri në $187,000 dollarësh.

Por sigurisht, ajo që çdo mentor apo konsulent financiar duhet t’ju a bëjë të qartë, është se në botën e investimeve, gjëja e parë që duhet të bëni është të informoheni, të lexoni dhe të kuptoni se asgjë nuk është e sigurt – që do të thotë se hapat tuaja duhet të jenë të mirë-menduara. Mos e konsideroni botën e investimit si bixhoz! Ka një metodologji, teknikë, studime e statistika, të cilat ju duhet t’i përdorni për t’u informuar dhe qenë të sigurt për hapat tuaj.


MË SHUME NGA Ekonomi