Itali, inflacioni rritet më shumë nga parashikimet
Indeksi i çmimeve të konsumit u përshpejtua më shumë se sa ishte parashikuar në tetor të këtij viti, i nxitur nga çmimet më të larta të energjisë, sipas të dhënave më të fundit të zyrës statistikore- Istat.
Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 3.0 për qind, nga 2.5 për qind në shtator të 2021. Në tetor, norma e inflacionit fillimisht pritej të rritej në 2.9 për qind.
Nga muaji në muaj, çmimet e konsumit u rritën në 0.7 për qind, në krahasim me 0.2 për qind muajin e kaluar. Një vlerësim i shpejtë tregoi një rritje të inflacionit mujor prej 0.6 për qind.
Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit në 3.2 për qind në tetor, nga 2.9 për qind një muaj më parë.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.9 për qind, më pak se rritja prej 1.3 për qind në shtator./atsh























