10:28 / 19.11.2021
FSK-ja viziton Qendrën e Trajnimit të KEDS-it
Kompania e Operacioneve me Civil e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), vizituan sot Qendrën e Trajnimit të KEDS, ku u informuan rreth aktiviteteve të cilat zhvillohen në kuadër të kësaj qendre.
Pjesëtarët e FSK-së, panë nga afër praktikat që KEDS ndjek në trajnimin dhe aftësimin e punëtorëve për sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe u informuan për funksionin e stabilimenteve energjetike të cilat gjenden në këtë qendër të trajnimit.
Qendra e Trajnimit të KEDS u themelua në vitin 2018 dhe që atëherë, planifikon, koordinon dhe monitoron trajnimet për siguri dhe shëndet në punë për të gjitha njësitë/divizionet operative të KEDS.























