Kurtishaj ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike dhe njeherit kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhtarëve u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentit që ndodhi në mesnatë në Bullgari.
Ja telegrami i plotë i Kurtishajt:
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhtarëve të Kosovës, është e shokuar nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Bullgari, me ç'rast humbën jetën 46 persona.
U shprehim ngushëllime familjeve të aksidentit në Bullgari. Ky aksident tragjik na ka prekur thellë dhe ky lajm i trisht na ka lënduar të gjithëve.
Në emër tim personal dhe të Shoqatës së Transportit rrugor të Udhtarëve u shprehim ngushëllime, familjarëve të të vdekurëve, ndërsa udhtarëve të lënduar u urojmë shërim sa më të shpejt.
Lutemi që aksidente tragjike të tilla të mos ndodhin më!
Ruzhdi Kurtishaj,
Kryesues i Kuvendit të OEK-ut
Kryetar i Shoqatës së Transporti Rrugor, Kosovë























