Rubla ruse bie në nivelin më të ulët, stoqet ruse fundosen
Rubla ruse ra përtej kufirit 74 në nivelin më të ulët prej tre muajsh kundrejt dollarit të hënën dhe stoqet ruse ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i shtatorit, pasi rreziqet e vazhdueshme gjeopolitike penguan kërkesën për asetet ruse, shkruan “Reuters”.
Rubla është nën presion të fortë nga shitjet e aksioneve dhe bonove të thesarit OFZ, si dhe nga vëllimi i lartë i blerjeve në valutë të huaj nga ministria e financave këtë muaj, tha analisti kryesor i Alor Broker, Alexei Antonov.
Korporata shtetërore e teknologjisë “Rosnano” mund të përballet me rrezikun e mospagimit të investitorëve të huaj të frikësuar, të cilët tashmë po tërhiqeshin nga OFZ-të dhe aksionet, deklaroi për “Reuters” një tregtar në një bankë të madhe ruse pasi rubla ra ndjeshëm të hënën.
Gjeopolitika po frustron gjithashtu monedhën
Rubla ka qenë nën presionin e shitjes këtë muaj për shqetësimet perëndimore mbi ndërhyrjen e mundshme ushtarake ruse në Ukrainë.
“Rusia ka të ngjarë të mbetet jashtë favorit për sa kohë që rrahjet politike dhe kërcitjet e shpatave vazhdojnë,” thekson një shënim i “BCS Global Markets”.























