BM, gamë e kufizuar ushqimesh nga problemet me zinxhirin e furnizimit
BKT
Ekonomi

BM, gamë e kufizuar ushqimesh nga problemet me zinxhirin e furnizimit

Do të ketë një gamë të reduktuar të artikujve ushqimorë të disponueshëm për blerje këtë Krishtlindje në BM për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit, sipas parashikimeve të ekonomistëve britanikë.

Shane Brennan, shefi ekzekutiv i ”Cold Chain Federation”, një njësi tregtare që përfaqëson industrinë e logjistikës theksoi se industria është e fokusuar në atë që e konsideron “të arritshme” për sa i përket asaj që mund të dorëzohet në dyqane.

“Nuk ka të bëjë me mangësitë, ka të bëjë me thjeshtimin. Të kesh më pak autonomi është padyshim një nga vendimet kryesore që mund të marrësh në një përpjekje për t’i bërë zinxhirët e furnizimit më efikas”, shtoi ai.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është ta shkallëzojmë atë në mënyrë strategjike për të mbushur raftet, por jo domosdoshmërisht të gjitha”, theksoi Brennan.

Zinxhiri i furnizimit në Britaninë e Madhe po përballet me një sërë presionesh, si largimin e të kualifikuarve nga industria dhe vështirësitë në rekrutimin e të rinjve, probleme kufitare dhe vonesa në trajtimin e kontejnerëve.

”Furnizimet globale të transportit janë në një periudhë stresi të paprecedentë. Duhen dy deri në tre ditë që ushqimi i freskët të arrijë në portet tona  për t’u dorëzuar në dyqane’’, shtoi ai./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi