Eksportet drejt Italisë rritje me mbi 23%, kryesojnë tekstilet
Sharr Travel

Eksportet drejt Italisë rritje me mbi 23%, kryesojnë tekstilet

Eksportet drejt Italisë në periudhën janar-tetor shënuan rritje me 23.1% duke arritur në vlerën e 125.3 miliardë lekëve.

Referuar statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi raportin e tregtisë së jashtme për 10-mujorin, shkëmbimet tregtare me Italinë zunë 30.1% të vëllimit, duke e renditur atë edhe partnerin e parë tregtar.

Për këtë periudhë drejt Italisë, vendi ynë eksportoi mbi 72 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe mbi 18 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Importet drejt Italisë llogariten për periudhën sipas INSTAT rreth 155.5 miliardë lekë, nga të cilat 34.5 miliardë lekë ishin importet e tekstileve dhe këpucëve, rreth 31.6 miliardë lekë makinerive dhe pajisjeve, dhe 20.4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale. /atsh