SHBA vendos tarifë për importin e lëndës drusore nga Kanadaja
Sharr Travel

SHBA vendos tarifë për importin e lëndës drusore nga Kanadaja

SHBA-ja ka vendosur një tarifë përfundimtare për importin e lëndëve drusore të Kanadasë me një mesatare prej 17.9 për qind, njoftoi përmes një deklarate ministrja kanadeze e Tregtisë, Mary Ng.

"Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që SHBA-ja ka vendosur të rrisë detyrimet e padrejta duke vendosur ndaj lëndës drusore kanadeze nga shumica e prodhuesve në 17.9 për qind. Kanadaja i bën thirrje SHBA-së të pushojë së vendosuri këto detyrime të pajustifikuara mbi lëndën drusore të produkteve kanadeze të drurit të butë", tha ajo.

Norma e vjetër ishte 8.99 për qind.

Mosmarrëveshja e rëndë daton që nga vitet 1980, kur SHBA-ja këmbënguli se Kanadaja subvencionon padrejtësisht industrinë e saj të lëndës drusore, duke i vënë kompanitë amerikane në disavantazh.

Por, industria e drurit të butë ka një rëndësi jetike ekonomike për Kanadanë, e cila ka të angazhuar 185 mijë punëtorë në vitin 2020 dhe kontribuoi me 25 miliardë dollarë kanadez (19.5 miliardë dollarë) në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) vitin e kaluar.

“Qeveria e Kanadasë do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm industrinë tonë të lëndës drusore të butë, punëtorët dhe komunitetet që ajo mbështet, përfshirë proceset gjyqësore sipas Kapitullit 10 të CUSMA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kanada-SHBA-Meksikë), si dhe NAFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut). Kapitulli 19 dhe në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë). Në çdo hap të rrugës, vendimet e kanë gjetur Kanadanë si një partner të drejtë tregtar", tha ministrja Mary Ng.

"Kanadaja ka qenë gjithmonë e gatshme të eksplorojë ide që lejojnë kthim në tregtinë e parashikueshme ndërkufitare të lëndës drusore të butë dhe mbetet e bindur se negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje tregtare të gjatë është në interesin më të mirë të punëtorëve në të dy vendet tona", tha ajo.