Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin për tregti në Ballkan
Sharr Travel

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin për tregti në Ballkan

Kryetari i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë (BCCK), z. Mariano Anthony Davies u takua online me të dërguarin e Kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor, z. Martin Vickers deputet.

Davies bëri një hyrje të shkurtër – duke theksuar se ai ka qenë aktiv për shumë vite në sektorin e energjisë së ripërtëritshme si Kryetar Themelues i Dhomës Britanike të Tregtisë në Danimarkë dhe si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të COBCOE që jo shumë kohë më parë është bashkuar në BCC. Ai e informoi z. Vickers se BCCK posaçërisht do ngrisë zërin në çështjet strategjike për Rajonin e Ballkanit siç është Agjenda e Gjelbër, duke krijuar grupe të veçanta për disa iniciativa nën sloganin ombrellë "Kosova Going Green".

 

Për më tepër, z. Davies shtoi se strategjitë e BCCK-së për vitin 2022 përfshijnë organizimin e një Samiti të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, lansimin e Programit të Bursave për Universitete Britanike dhe nisjen dixhitale të një Raporti Tremujor të Biznesit Britanez në Ballkan. Për të arritur 

këto synime, BCCK do të veprojë si një qendër dhe një zë në nivelin makro për të mirën e Rajonit të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

 

BCCK do të mirëpres vizitën e z. Vickers në Kosovë dhe po ashtu ka filluar me organizimin e një B2B e cila do të zhvillohet në të njëjtën kohë. Në këtë B2B, kompanitë britanike do të mund të takojnë kompani nga Kosova dhe rajoni i Evropës Juglindore në përgjithësi, si dhe me kryesuesit dhe drejtorët e dhomave të tjera britanike në rajon, të cilët tashmë janë ftuar.

 

Në përgjigje, z. Vickers tha: “Jam shumë i gëzuar që kontaktova me z. Davies dhe Dhomën, patëm një diskutim jashtëzakonisht të dobishëm dhe jam i interresuar që t'i ndërgjegjësoj kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar për mundësitë e disponueshme në Kosovë dhe vendet fqinje dhe mezi pres vizitën time në shkurt, kur do të jemi në gjendje të ndërtojmë themelet që kemi vendosur.”

Në fund, z. Davies e falënderoi z. Vickers për kohën e dhënë për këtë konferencë dhe mirëpret vizitin e tijë në Prishtinë.