Kurtishaj: Sektori turistik, të shikohet si investim strategjik
Sharr Travel

Kurtishaj: Sektori turistik, të shikohet si investim strategjik

Edhe pse vitet e fundit ka pasur rritje të investime private në fushën e turizmit në Kosovë, duhet parë që në mundësitë që i ka Kosova dhe në bazë të ligjit të shpall investitor strategjik ata që duan të investojnë në fushën e turizmit.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike  të Kosovës (OEK) dhe njeherit kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhtarëve, tha se Kosova ka potneciale për të thithur më shumë investime në fushën e turizmit.

"Pse ne të shkojm ë në vendet e tjera për turizëm dimëror, kur ka shumë bukuri Kosova, kemi Malet e Sharrit që fillojnë nga Kaçaniku, Brezovica, Dragashi, Suhareka, pastaj Peja, Deqani, Juniku, GJakova etj., Pra në shumë qytete të Kosovës është e mundur vendosja e Ski liftave, kjo do ta bënte më atraktive Kosovën dhe do ta vendoste në hartën e botës”, tha ai.

Sipas Kurtishajt, do të ishte mirë që edhe të organizohen më shumë forume turistike. 
“Një mundësi për të njohur më shumë turizmin do të ishte organizimi edhe i forumeve turistike në dy vendet, organizimi i e eventeve me karakter kulturor etj”, tha ai.
Pra sipas tij në përgjithësi për të pasur më shumë zhvillim më të madh të turizmit duhet rritja e kapaciteteve të resorteve turistike.