Gërxhaliu: BQK rol krucial në menaxhim të sektorit financiar
Ekonomi

Gërxhaliu: BQK rol krucial në menaxhim të sektorit financiar

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, theksoi se më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet.

“Nëse një institucion e ka kuptuar pandeminë si një mundësi atëherë është sektori bankar dhe BQK. Vërtetë ka pasur një rritje të kredive dhe në këtë drejtim një storie e suksesit është edhe performancë e Trustit. Vetë fakti që në kohën pandemike është arritur një ujdi që të hiqen 200 milionë për atë pjesë nga Trusti si ndihmë për qytetarët për 1-0% dhe një shumë e tillë është kompensuar e dëshmon më së miri sesa është i rëndësishëm ky hap dhe kjo performacë e Trustit”.

“Edhe në të kaluarën ka pasur skeptikë sa i përket 10% të Trustit për qytetarë të Kosovës. Është një vendim në nivelin qeveritar dhe mes bordit menaxhues të Trustit. Po kam ndrojë që është një rrezik. Besoj që shumë më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët sesa të rrezikohet siguria e qytetarëve sepse të vetëm garanci e kemi Trustin. Prandaj kam ndrojë se nëse do të ndodhë edhe njëherë tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet. Qeveria duhet të ketë parashikim sociale dhe buxhetore dhe të jetë në funksion të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë”, tha Gërxhaliu.


APR
Romay Lift