Deficiti tregtar i Turqisë bie për 40 për qind në tetor
Ekonomi

Deficiti tregtar i Turqisë bie për 40 për qind në tetor

Deficiti tregtar i Turqisë u zvogëlua për 40,1 për qind në bazë vjetore në rreth 1,44 miliardë dollarë në teto.

Instituti turk i Statistikave (TurkStat) njoftoi se eksportet turke regjistruan rritje vjetore prej 20,1 për qind, ndërsa importet rritje vjetore prej 12,8 për qind, për të arritur respektivisht në 20,79 miliardë dhe 22,23 miliardë dollarë.

Duke përjashtuar tregtinë e energjisë dhe arit, eksportet dhe importet e Turqisë ishin përkatësisht 16,4 miliardë dhe 15,6 miliardë dollarë.

Sipas TurkStat, suficiti i tregtisë së jashtme, duke përjashtuar produktet e energjisë dhe arin jomonetar, ishte 3,13 miliardë dollarë në tetor.

Raporti i mbulimit eksport-import ishte 93,5 për qind në muajin tetor.

Në 10 muajt e parë të vitit 2021, eksportet e Turqisë u rritën me 33,9 për qind në bazë vjetore duke arritur në 181,7 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 22,5 për qind në 215,53 miliardë dollarë.

Bilanci tregtar gjatë periudhës janar-tetor shënoi një deficit prej 33,86 miliardë dollarësh, një rënie prej 15,9 për qind nga periudha korresponduese e vitit të kaluar.

"Mbulimi i importit me eksport ishte 83,1 për qind, ndërsa në periudhën janar-tetor 2020 ishte 76,2 për qind", tha TurkStat.