Bullgaria po vazhdon të marrë hua
Ekonomi

Bullgaria po vazhdon të marrë hua

Bullgaria po vazhdon të tërheqë borxhe të reja çdo të hënë të javës. Borxhi është i brendshëm, dmth. ai është ndaj bankave lokale, shoqërive të pensioneve dhe investitorëve të tjerë korporativë.

Para pak kohe, ky trend u riafirmua me lëshimin nga Banka Popullore Bullgare /BNB/ në tregun e brendshëm financiar të një borxhi të ri prej 500 milionë leva (255 milionë euro). Ky ishte ankandi i 11-të i shtetit këtë vit, me një total deri më tani prej 3.3 miliardë leva (1.7 miliardë euro) në letra shtetërore me vlerë. Me obligacionet e shitura deri përpara disa ditësh, borxhi për vitin arriti në total 3.8 miliardë leva (1.94 miliardë euro). Ankandet e fundit për shitjen e letrave me vlerë shpjegohen me deficitin e pritshëm buxhetor në fund të vitit. Pas përditësimit të fundit të buxhetit, planifikohet që viti të mbyllet me një deficit prej 4.7 miliardë levash (2.4 miliardë euro) në thesar, shkruan sajti ekonomik Investor.bg.


MË SHUME NGA Ekonomi