Ekonomia e zonës së OECD-së u rrit mesatarisht për 4,7 për qind
Sharr Travel

Ekonomia e zonës së OECD-së u rrit mesatarisht për 4,7 për qind

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se Turqia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në tremujorin e tretë të vitit 2021midis vendeve anëtare pas Kilit.

Kili regjistroi shkallën më të lartë të rritjes së bruto prodhimit të brendshëm (PBB) me 17,3 për qind, ndërsa ekonomia e Turqisë u rrit për 7,4 për qind.

Pesë ekonomitë e tjera kryesore me rritjen më të shpejtë në mesin e vendeve të OECD janë Britania e Madhe (6,6 për qind), Hungaria (6,1 për qind) dhe Lituania (6 për qind).

Sipas shifrave të OECD-së, Sllovakia dhe Japonia (të dyja me nga 1,3 për qind) dhe Gjermania (2,6 për qind) shënuan shkallët më të ulëta të rritjes.

Ekonomia e zonës së OECD-së u rrit mesatarisht për 4,7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2021. Rritja ekonomike në muajt korrik-shtator është ngadalësuar kundrejt tremujorit të mëparshëm, kur shifra ishte 19,6 për qind.

Ekonomitë e vendeve të grupit G7 shënuan shkallë të ngjashme të rritjes vjetore si zona e OECD-së në total, respektivisht 4,1 për qind, ndërkohë që norma mesatare vjetore e rritjes së tyre ishte 13 për qind në tremujorin e mëparshëm.


MË SHUME NGA Ekonomi