Gjykata e Apeliit të Posaçëm lë në burg bashkëpunëtorët e Rezart Taçit
Sharr Travel

Gjykata e Apeliit të Posaçëm lë në burg bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Bledar Lilon dhe Artur Ballën, bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave. 

" U shpall vendimi në lidhje me çështjen me nr. 46 akti, datë 23.11.2021 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarve B.L. dhe A.B. lidhur me masat e sigurimit të caktuara ndaj tyre, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 93, datë 07.11.2021 dhe vendimit nr. 97, datë 14.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për disponimet që lidhen me të hetuarit B.L. dhe A.B".

Rreth 4 milionë euro do të përfitonte biznesmeni i naftës Rezart Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij nga transferimi i 19 milionë eurove në llogarinë e tij bankare në Tiranë, transmeton oranews.

Është ky konkluzioni i Prokurorisë së Antimafias së Palermos në dosjen e hetimeve për pastrimin e parave. Në dosjen e zbardhur nga Rtv Ora sipërmarrësi shqiptar shfaqet shumë herë në përgjimet e antimafias italiane e në bisedë me brokerin italian Cestagalli.

Taçi e Cestgalli sipas përgjimeve të Antimafias e të zbardhura në dosjen hetimore ishin dakordësuar të merrnin 16% të shumës prej 19.300.000 euro.