Krimet Ekonomike arrestojnë edhe 4 zyrtarë në komunën e Istogut
Sharr Travel

Krimet Ekonomike arrestojnë edhe 4 zyrtarë në komunën e Istogut

Në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, sot krimet Ekonomike kane arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.

Të arrestuarit janë një femër dhe tre meshkuj, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.