Artur Lorkowski emërohet drejtori i ri i Komunitetit të Energjisë
BKT
Ekonomi

Artur Lorkowski emërohet drejtori i ri i Komunitetit të Energjisë

Është bërë e ditur se Artur Lorkowski do të udhëheq Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë përgjatë tre viteve të ardhshme, përcjell balkangreenenergynews.

Në këtë mënyrë, Lorkowski ka zëvendësuar Janez Kopac pas qëndrimit të tij për nëntë vite në krye të Sekretariatit.

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë ka vendosur në Beograd të emëroj Artur Lorkowski si drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për tre vite.

Mandati i tij ka filluar nga 1 dhjetori.

Para emërimit të tij si drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski ishte zëvendës presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Kombëtar të Polonisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Ujërave, që merr pjesë edhe ne iniciativat për tranzicionin e rajoneve të thëngjillit në Ballkanin Perëndimor.

Fondi merr pjesë në Iniciativën e Platformës në Mbështetjen e Rajoneve të Qymyrit në Tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë në emër të qeverisë polake.

Platforma, e udhëhequr nga Banka Botërore, u lançua në dhjetor 2020.


MË SHUME NGA Ekonomi