Kosova pjesmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir
BKT
Ekonomi

Kosova pjesmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir

UNIONI I TURIZMIT TË KOSOVËS nga data 1 deri më 4 dhjetor morri pjesë në Panairin Ndërkombëtarë të Turizmit në Izmir të Turqisë ku në bashkëpunim me komunitetin e turizmit në Kosovë prezentuan potencialet turistike të Kosovës si dhe ofertat konkrete për të gjithë të interesuarit. Në kuadër të këtij panairi kishte shumë takime ndërmjet operatorëve ekonomik dhe pati interesim qoftë nga agjensionet për të sjellë grupe turistësh ashtu edhe individ dhe familjarë për ta vizituar Kosovën

Gjatë këtyre ditëve, UNIONI I TURIZMIT TË KOSOVËS i prirë nga Kryetari z. Baki Hoti dhe anëtarët tjerë pjesëmarrës patën disa takime zyrtare, ku u pritën nga zyrtarët më të lartë të Odës Ekonomike të Izmirit, shoqatën e bizneseve BATUDER dhe agjencioneve kryesore turke që ofrojnë paketa në rajonin e Ballkanit. 

UNIONI I TURIZMIT TË KOSOVËS pati një takim me Presidentin e Shoqatës së Bizneseve BATUDER z. Akin Kazançoglu, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe investimeve në Kosovë.

Poashtu, UNIONI I TURIZMIT TË KOSOVËS u prit nga Oda Ekonomike dhe Tregtare e Izmirit, përkatësisht kryetari z. Mahmut Ozgener, drejtori për investime dhe drejtori për turizëm, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Delegacioni u takua edhe me kryetaren e shoqatës shqiptare në Izmir dhe shumë përfaqësues të bizneseve atje, përfshirë shqiptarë qe jetojnë dhe veprojnë në këto pjesë të Turqisë, me qëllim të vendosjes së urave të komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

UTK, me qëllim promovimin e turizmit të Kosovës dhe rritjen e numrit të vizitorëve në Kosovë, do të vazhdojë aktivitetet promovues edhe në periudhën e ardhshme: në Janar në EXPO Dubai, në muajin shkurt në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit EMMIT në Stamboll dhe në mars në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. 

Jemi të përkushtuar maksimalisht të punojmë dhe të kontribuojmë për zhvillimin e turizmit të Kosovës, gjithmonë duke qenë në mbështetje të komunitetit të turizmit dhe poashtu duke insistuar që institucionet tona ta përkrahin këtë sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë dhe punësimit.

Pjesmarrja në panairin e Izmirt u mbështet nga SwissContact – PPSE.


MË SHUME NGA Ekonomi