Kroacia fillon test operimin e parkut të erës me vlerë 230 milionë euro
BKT
Ekonomi

Kroacia fillon test operimin e parkut të erës me vlerë 230 milionë euro

Parku i erës Senj është impianti më i madh i llojt të tillë në Kroaci që konsiston nga 39 turbina të erës prej 4MË në një hapësirë prej 65 kilometra katror, ka bërë të ditur qeveria e Kroacisë, përcjell SeeNews.

Projekti do të plotësojë hendekun e energjisë elektrike në Kroaci, duke rritur pjesëmarrjen e energjisë së gjelbër në miksin elektrik të Kroacisë, dhe do të mbështes punësimin local dhe gjenerimin e taksave.

Me 29 turbina të vendosura afër qytetit Adriatik të Senj dhe 10 të tjera në komunën pranë të Brinjë, parku i erës pritet që të gjeneroj rreth 530 milion kWh të energjisë elektrike në vit.

Fillimi zyrtatr i operimit pritet të filloj deri në fund të vitit, dhe sapo të komisionohet, parku i erës do të jetë operacional për të paktën 23 vite, sipas komunikatës.

Me prodhimin e pritshëm vjetor prej 0,5 TWh, parku i erës do të kontribuojë me 3,5% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike të Kroacisë.


MË SHUME NGA Ekonomi