Për një vit, 130 mjekë ikën nga Kosova
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Dijon Musliu, ka thënë se nga Kosova këtë vit kanë ikur mbi 130 mjekë.
Ai, në Sytë Shtatë në Klan Kosova, ka deklaruar se të gjithë këta kanë shkuar për të punuar jashtë vendit dhe se nuk kanë mundur më të presin për shkak të kushteve të vështira financiare që i kishin.
“Të gjithë këta që kanë ikur dhe që mendojnë të ikin, moshën mesatare e kanë 30-vjeç. Këta janë mjek që më nuk kanë mundur të preson me këto kushte financiare që i kemi”.
“Trendi i ikjes është duke u rritur, ne kemi kërkuar edukim të mirëfilltë specialistik dhe kompensim financiar për shkak të punës që kemi bërë, ta specifikojë se një orë e specializantit është e njëjtë me një orë të punës të një mjeku të rregullt,” ka thënë Musliu.























