Havolli: Veprimet e BQK-së në sektorin bankar kanë qenë të duhura
BKT
Ekonomi

Havolli: Veprimet e BQK-së në sektorin bankar kanë qenë të duhura

Është hapur“Konventa Vjetore bankare`, e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK). Kjo është ngjarja më e madhe e komunitetit bankar që organizohet në Kosovë.

Konventa e këtij viti ka për synim të mbledhë komunitetin bankar, që veprojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë, për të diskutuar për temën: “Financimi i Qëndrueshëm: Standardet Mjedisore, Sociale dhe Qeverisëse për Financim të Qëndrueshëm në Kosovë".

Sokol Havolli zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,  tha se veprimet e BQK-së që janë marrë në sektorin bankar kanë qenë të duhura.

Sipas tij sektori bankar ka kapacitet për të ndërruar modelin e të bërit biznes në Kosovë.

“Situata me Pandeminë është karakterizuar me shumë të panjohura edhe për rregullatorët, përfshirë është të vendeve që e kanë një traditë shumë të gjatë të sistemit financiar të tyre dhe përgjigja ndaj këtyre sfidave në gjithë këto vende ka qenë një përgjigje e cila nuk e ka pas një precedent të mëhershëm ngjashëm së bashku me përfaqësues të sistemit bankar përgjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë një varg veprimesh me qëllim të lehtësimit të situatës dhe presionit financiar për qytetarët dhe për bizneset në vend”.

“Fillimisht me moratoriumin dhe pastaj me dy udhëzime për riprogramim të kredive, që BQK së bashku me sistemin financiar, kanë qenë ndër kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike për vitin 2021, dhe poashtu edhe të zvogëlimit të efektit negativ në vitin 2020. Treguesit e shëndetit financiar sot, tregojnë se gjitha veprimet që i kemi marrë, kanë qenë vendim precize, të cilat përfundimisht e kanë pasur efektin pozitiv në ekonomi, dhe pozitiv në sistemin financiar, sepse sot flasim për një sistem likuid me profit, si dhe me kredi joperfurmuese ne nivelet e ulëta historike”, tha Havolli.

 


MË SHUME NGA Ekonomi